MENU
klinika

“E kam sqaruar Komisionerin”

Rama nuk tërhiqet nga miratimi i Kodit: Parlamenti nuk pret Venecian!

27.10.2020 - 13:58

I sapo mbërritur nga Beiruti nga ku riatdhesoi një grua dhe katër fëmijë shqiptrarë të bllokuar në kampin famëkeq të Sirisë, Edi Rama deklaroi prerazi se Kuvendi nuk do të presë asnjë sekondë për rivotimin e Kodit Zgjedhor.

Rama: E kam sqaruar dhe komisionierin në një bisedë që kemi pasur që Parlamenti nuk do të presë asnjë sekondë për arsye se ne kemi zgjedhjet me 25 prill dhe nuk ka asnjë mundësi të hyjmë në spiralen e një aventure ku na fton Ilir Meta i cili nuk ka qëllim trë përmirësojë Kodin Zgjedhor por ka qëllim të sabotojë nga pozicioni i tij ekstremist anti-shumicë dhe anti-parlament këtë proces.

Komisioni i Venecias është patjetër i mirëpritur të sjellë kur të pjekë opinionin e vet, ai opinion do të diskutohet me të gjitha forcat politike dhe duke pasur parasysh kohën që kemi në dispozicion, do të mbetet për tu adresuar çfarëdo çështje që mund të dalë përtej 25 prillit. Nuk kemi kohë për të humbur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I kthen përgjigje Ramës: Do ishte e matur ta prisnit para rivotimit në Kuvend

Kodi Zgjedhor/ Varhelyi: I kënaqur që e mirëpret opinionin e ‘Venecias’