MENU
klinika

Publikon videon dhe i përgjigjet PD-së

Rama: Shqiptarët do vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE! Vini maskën në mendje

07.10.2020 - 12:37

Kryeministri Edi Rama sqaron sërish programin ETIAS nga Bashkimi Evropian për lëvizjen e shqiptarëve në zonën Shengen.

Teksa pulikon një video në ‘Facebook’, Rama i përgjigjet ish-Presidentit Bujar Nishani, i cili tha se ky program është rikthim teb vizat për shqiptarët.

Rama thekson se shqiptarët do të vijojnë të udhëtojnë pa viza në BE, ndërsa me ironi i kthehet ish-Presidentit, duke thënë se “nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar”.

“Fatkeqësisht e sërish, nishani i opozitës është dizinformimi dhe çoroditja e publikut shqiptar? Ja e vërteta e zbatimit të programit ETIAS nga Bashkimi Europian, ku shtetasit e vendeve PA VIZA me BE, sikurse Shqipëria, do të vijojnë të udhëtojnë PA VIZA në BE, por nga 2023 do t’u kërkohet që të marrin vetëm një autorizim elektronik online para nisjes, në funksion të një filtri digjital të BE kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe kërcënimeve shëndetësore?? #ViniMaskën në mendje kundër virusit të dizinformimit dhe çoroditjes?”, shkruan Rama.