07.10.2020 - 12:14
Kryeministri Avdullah Hoti, ka pritur në takim kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Këshillit Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit.
Sipas komunikatës qeveritare në këtë takim, temë diskutimi ishin sfidat e adresuara nga Raporti për Kosovën për vitin 2020, të cilin dje ia dorëzoi shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Prishtinë, Tomáš Szunyog, kryeministrit Hoti.
Takimi rezultoi me pajtimin e përbashkët që Qeveria e Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe akterët tjerë të përfshirë në këtë proces do të përgatisin plane veprimi për adresimin e sfidave në fjalë, me qëllim që të bëhet më e mira për vendin dhe qytetarët.
Po ashtu u diskutua edhe çështja e Vettingut, proces i cili do të bëhet më ekspertë të fushës, shoqërinë civile dhe partnerët tjerë, me ç’rast Raporti për këtë çështje pritet të vijë këtë muaj në Qeveri.