MENU
klinika

La Liga, Java 7

Real Madrid nuk gabon në La Liga, mer kreun

31.10.2020 - 15:56

Real Madrid është kthyer në krye të renditjes pas fitores bindëse në shtëpi 4-1 ndaj Huesca-s. Los Blancos dominuan sot dhe tashmë janë të parët.

Eden Hazard ka realizuar golin e tij të dytë në karrierë me Real Madrid. Belgu ka zhbllokuar ndeshjen e kampionatit kundër Huesca-s me një magji të vërtetë në minutën e 40-të. Ylli i madrilenëve ka lëshuar një predhë të vërtetë nga distanca. Real ka dyfishuar avantazhin në fundin e pjesës së parë me Benzema.

Lojtarët e Zidane kanë trefishuar avantazhin në javën e 54-t. Autori ka qenë i riu Valverde, i cili ka nalizuar një aksion të bukur të skuadrës së tij me goditjen perfekte. Miqtë janë munduar të hyjnë në lojë me një gol të Ferreiro në 75’, por Benzema në fund shënon sërish dhe mbyll 4-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN