MENU
klinika

La Liga, Java 6

Real ringrihet nga “El Clasico”, Barça në krizë

24.10.2020 - 16:58

Real Madrid ka lënë pas dy humbjet e fundit, në kampionat dhe Champions League, dhe është ringritur pikërisht në “El Clasico”, duke fituar brenda në “Camp Nou” ndaj Barcelonës në shifrat 1-3.

Madrilenët shënuan gol që në minutën e 5′ me anë të Fede Valverdes. Ekipi madrilen ndërmori një kundërsulm mjaft të mirë. Benzema gjeti mjaft mirë Valverden, duke shfrytëzuar hapësirat në mbrojtjen e Barcelona-s dhe Valverde nuk gaboi për 0-1.

Por pas 3 minutash, Barcelona ka barazuar. Messi pasoi mjaft mirë në qendër për Jordi Alban, që ftoi Ansu Fatin. Sulmuesi i ri nuk gaboi për 1-1. Ansu Fati ka shënuar golin e 400 të Barcelonës në ndeshjet kundër Realit. Ai është golashënuesi më i ri i historisë së El Clasicos, po ashtu ka thyer rekordin e golashënuesit më të mirë të historisë së La Ligas deri në moshën 18-vjeçare.

Real Madridi rimori avantazhin në pjesën e dytë me anë të një penalltia që u fitua dhe u shënua po nga Ramos. Ai u tërhoq nga fanella brenda zone dhe VAR vendosi që të gjuhej nga pika e bardhë. Mbrojtësi nuk gaboi, pavarësisht se Neto kuptoi krahun e goditjes.

Në fund, në minutën e 91’ vjen goli i nokautit. Portieri Neto bllokon Vinicius, por topi mbetet në zonë, aty Luka Modric vallëzon dhe me klas e përcjell topin në rrjetë për 1-3. Pas 5 minutash shtesë, mbyllet me këtë rezultat.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin