MENU
klinika

Barazimi në Kazakistan

Reja: Na mungoi vetëm goli, luajtëm mirë

11.10.2020 - 17:49

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, mendon se i vetmi problem i kuqezinjve sot ishte finalizimi i rasteve të krijuara. Në intervistën pas ndeshjes, ai theksoi se mungesa e golit ishte i vetmi problem, pasi mendonte se ekipi kishte bërë një lojë të mirë.

“Mendoj se kemi bërë një ndeshje të mirë, kemi mbajtur topin. Nëse nuk arrin te konkretizosh, nuk arrin të fitosh ndeshjen, patëm raste por nuk arritëm të shenonim. Broja debutoi, edhe Kallaku bëri paraqitje të mirë.

Por në përgjithësi kemi bërë një paraqitje të mirë dhe rrezikuam pak mbrapa. Nuk konkretizuam, edhe pse kishim shumë raste, me Seferin në fund, 2-3 me brojën. Në pasime kemi gabiuar shumë.

Nuk jam i kënaqur me pikën, por nëse e patë ndeshjen, kemi gabuar shumë raste. Pastaj mendoni se Kazakistani nuk ka barë asnjë ndeshje si sot, se të tjerat i ka bërë mirë.

Ne mbrapa rrezikuam shumë pak se kemi lojtarë të rëndësishëm. Por nëse në mesfushë e siper nuk konkretizon, duhet të presësh e në herën tjetër duhet që të shtysh topin në rrjetë.

Me të drejtë bëhen kritika se kërkohet që të fitohet. Por merrni në konsideratë mungesat e rëndëishme, kishte shumë debutues, kisha 10 lojtarë që i njihja pak.

Ndaj duhet të marrim parasysh paraqitjen. Me rezultatin jam i zhgënjyer edhe unë, nëse humb në shtëpi duhet të fitosh jashtë. Por kemi ndeshje të tjera dhe do të mundohemi të bëjmë sa më mirë.

Krijuam shumë raste për gol dhe ikim të penalizuar, kemi shumë lojtarë të rinj që mund të rriten e na mungon konkretizimi. Jam deri diku i kënaqur. Lojtarët që nuk u ftuan? Të shohim ndeshjen, janë gjëra që i përkasin të kaluarës. Si e kam thënë edhe më parë në konferencë, i kam shpjeguar atje”, – tha Reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Devid Bekam e dëshiron si trajner të Mesit

Silvinjo shfaqet në radarët e Inter Majemit