MENU
klinika

UEFA merr vendimin

Rikthehet De Biasi, Azerbajxhan-Qipro në Elbasan

06.10.2020 - 18:52

Gianni De Biasit nuk i ndahet zemra nga Shqipëria. Ish-trajneri i Kombëtares sonë do të kthehet sërish në vendin tonë. UEFA ka vendosur që ndeshja e 13 tetorit midis Azerbajxhanit dhe Qipros, e vlefshme për grupin 1 të Ligës C për Ligën e Kombeve, do të luhet në “Elbasan Arena”.

Vendimi i qeverisë së futbollit europian vjen si pasojë e konfliktit të armatosur midis Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin autonom të Nagorno-Karabakut, ku prej disa javësh janë vrarë shumë civilë dhe ushtarë.

Mungesa e sigurisë së fluturimeve dhe akomodimit në këto dy shtete ka detyruar UEFA-n të ndryshojë terrenet për zhvillimin e takimeve ndërkombëtare. Kujtojmë që italiani De Biasi ka marrë drejtimin e kombëtares azere.

Edhe Armenia është e detyruar të luajë jashtë “shtëpisë” së saj. Kombëtarja transkaukaziane do të luajë në Poloni sfidën e 11 tetorit të Ligës së Kombeve ndaj Gjeorgjisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Konflikti në Nagorno-Karabakh

Kapiteni i Armenisë mobilizohet ushtarakisht