Rikthehen sonte në mbrëmje emocionet e UEFA Champions League. Sot do të zhvillohen takimet e para të edicionit të ri, me sfidat që do të luhen natyrisht duke respektuar protokollin anti-Covid.
Sezoni i ri nis “zjarr”, pasi pikërisht nesër luhen dy supersfida, PSG- Manchester United dhe Lazio- Dortmund. Lazio luan për herë të parë pas disa vitesh në Ligën e Kampionëve dhe titullarë do të jetë padiskutim shqiptari, Thomas Strakosha, por minuta mund të ketë dhe për Muriqin e Kosovës.
Mëkat për Myrto Uzunin, që i prekur nga Covid-19, nuk do ta ketë shansin sonte të përballej me Lionel Messin. Ferencvarosi i sulmuesit kuqezi sfidon në “Camp Nou” Barcelonën me shumë mungesa.
Kampionët në fuqi të Bayern Munich e nisin mbrojtjen e titullit me një duel spektakolar përballë Atletico Madrid, takim që do të luhet të mërkurën në mbrëmje.
Real Madrid e nis aventurën Europiane në shtëpi përballë ukrainasve të Shakhtar Donetsk. Finale e parakohshme për Liverpool, që sfidon Ajaxin në transfertë, ndërkohë që Juventusi do të udhëtojë drejt Kievit për t’u përballur me Dinamon e Kievit.
E sigurtë mungesa e Cristiano Ronaldos, i cili rezultoi pozitiv në testet e koronavirusit. Portugezi shpreson të jetë i gatshëm për duelin e radhës, në përballjen me Barcelonën.