MENU
klinika

Tenis

Roland Garros, ka surpriza në çerekfinale

04.10.2020 - 17:17

Turneu i “Roland Garros” në Paris ka dhuruar surprizat e radhës. Rafael Nadal ka siguruar çerekfinalet e grand slam pas fitores 3-0 (6-1, 6-1, 6-2) ndaj amerikanit S.Korda. Fitore shumë e lehtë e spanjollit, kampion në fuqi, që është edhe pretendenti kryesor për fitimin e këtij turneu.

Surpriza të meshkujt është eliminimi i numrit 5 në botë, gjermanit Alexander Zverev, që u mund 3-1 nga italiani John Sinner (6-3, 6-3, 4-6, 6-3). Një ndeshje e dobët e Zverev, që mbyll shpejt aventurën e tij.

Te femrat, surpriza më e madhe është eliminimni i numrit 2 në botë, rumunes Simona Halep, që u mund 2-0 (6-1, 6-2) nga polakja Iga Switek, një emër surprizë. Halep ishte shumë larg formës së saj, duke mos dhënë asgjë në fushë.

Në çerekfinale shkon edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që mundi 2-0 francezen Caroline Garcia. Dy tenistet e fundit që kanë fituar sot në ndeshjet e raundit të katërt janë italiania M.Trevisan (2-0 ndaj K.Bertens) argjentinsja N.Podoroska (2-1 ndaj B.Krejcikova).