MENU
klinika

Moto GP

Rossi del pozitiv, mungon në garën e radhës

16.10.2020 - 09:21

Pandemia e Covid-19 ka prekur edhe pilotin italian Valentino Rossi. Përmes një komenti në “Instagram”, piloti 42-vjeçar i MotoGP konfirmoi se ka rezultuar pozitiv, duke shprehur keqardhje.

“Për fat të keq, këtë mëngjes u zgjodha dhe nuk ndihesha mirë. Ndihesha i dobët dhe kisha pak temperaturë. Lajmërova mjekun dhe bëra dy teste. Rezultati i testit të shpejtë doli negativ, njësoj si ai i testit që kisha bërë të martën. Ndërsa në testin tjetër dola pozitiv”, – tha Rossi.

“Jam i zhgënjyer nga fakti se do të mungoj në garën e Aragon. Kam bërë më të mirën për të respektuar rregullat e protokollin. Që prej ditës së martë jam në izolim në shtëpi. Shpresoj të shërohem sa më shpejt dhe të garoj sërish”, – tha Rossi.