06.10.2020 - 08:48
Rreth 100 të burgosur në burgun e Reçit, janë futur në grevë urie.
Mësohet se ata kanë refuzuar ushqimin për shkak të moslejimit të familjarëve dhe pezullimit të lejeve.
Masa të tilla janë vendosur që prej nisjes së situatës së pandemisë.
Burime bëjnë me dije se ata kërkojnë që të hiqen këto masa sigurie, ndërkohë që po vijojnë grevën e urisë e nisur para dy ditëve.