MENU
klinika

Pëllumb Pipero reagon sërish

“Rrezikojnë shëndetin nëse bëjmë këtë veprim me maskat!”

15.10.2020 - 19:25

Nga dita e sotme të gjithë qytetarët duhet të mbajnë maskëjo vetëm në ambjente të mbyllura por edhenë rrugë. Qeveria e ka marrë këtë vendim në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit Covid 19 në vendin tonë.

Pipero ka shprehur se rëndësia e maskave është maksimale dhe se ato nuk duhet të hiqen shpesh herë gjatë ditës sepse kjo i bën maskat më të rrezikshme.

“Përgjithësisht rekomandohet në varësi të llojit të maskës nëse maska hiqet nuk duhet të përdoret më. Por bëhet fjalë për mjediset e kontaminuara.

Nëse unë jam në spital, nëse në shtëpi kemi një të sëmurë i cili po trajtohet aty dhe ambienti i tij është i ndotur, ajo maskë hiqet, hidhet dhe vendoset një e re, ndërsa në rrugë apo mjedisin e jashtëm unë nuk besoj se është nevoja ta heqim dhe ta hedhim.Por unë këshilloj që ta heqim sa më pak dhe ta përdorim sa më shumë. Sa më shumë ta përdorim aq më të sigurt jemi.Kur vjen puna për llojin e maskës, kohën që duhet mbajtur, vendet ku duhet dhe nuk duhet mbajtur, personat të cilët nuk duhet ta përdorin specialistët e kanë përshkruar jashtëzakonisht mirë”, tha Pipero.

Pipero është shprehur se nëse maska hiqet shpeshherë gjatë ditës e humb efikasitetin e saj dhe më shumë do jetë e rrezikshme sesa e shëndetshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pëllumb Pipero “habit” me deklaratën

“Do doja të kisha rënë në kontakt me COVID-19”

"Çfarë do të ndodhë me valën e dytë të virusit?"

“Hapni plazhet”, mjeku Pëllumb Pipero shpjegon përfitimet nga dielli


Akuzat se u fut në listën e sigurt të PS-së me ndihmën e personazhit të krimit

Jurgis Çyrbja merret në pyetje! Çfarë deklaroi para prokurorëve të SPAK

Ish-kryeministri: Vazhdoj betejën i palëkundur

Gjyqi ndaj Berishës në të njëjtën ditë me protestën te Kuvendi!

Këlliçi: Institucioni i Policisë, më i keqtrajtuari!

Efektivi humb ndjenjat gjatë protestës para Bashkisë së Tiranës