MENU
klinika

Nga Eduard Zaloshnja

Rrotacioni: Nga pjesëmarrja ose nga përçarja

08.10.2020 - 16:42

Dy rrotacionet e vetme normale të pushtetit në historinë e shtetit shqiptar (pa zgjedhje të jashtëzakonshme apo pa luftë) kanë ardhur ose prej rritjes së pjesëmarrjes në zgjedhje, ose prej përçarjes së elektoratit të partisë në pushtet.

Kështu, në rrotacionin e parë me zgjedhje të zakonshme (jo të jashtëzakonshme), koalicioni i PD-së erdhi në pushtet më 2005 me vetëm 41% të votës popullore, falë përçarjes së elektoratit të majtë mes partisë mëmë dhe asaj bijë të asaj kohe; gjegjësisht, PS-së dhe LSI-së së sapokrijuar.

Ndërsa më 2013, koalicioni i majtë (i bashkuar në atë vit) erdhi në pushtet falë rritjes së pjesëmarrjes në zgjedhje. Partitë e koalicionit fitues morën rreth 200 mijë vota më shumë se katër vjet më parë. Ndërkohë, numri i pjesëmarrësve në zgjedhje u rrit me 180 mijë, krahasuar me katër vjet më parë…

Edhe historia botërore e zgjedhjeve ofron shumë shembuj të ngjashëm. Më poshtë janë vetëm dy.

Në zgjedhjet e vitit 1992 në SHBA, Bill Clinton erdhi në pushtet me vetëm 43% të votës popullore. Arsyeja? Votat e elektoratit të djathtë u ndanë mes Presidentit George Bush dhe Ross Perot (një miliarder i djathtë).

Në zgjedhjet e vitit 2008 në SHBA, Obama erdhi në pushtet duke marrë 10 milionë vota më shumë se sa kandidati paraardhës demokrat, ndërkohë që numri i pjesëmarrësve u rrit me 9 milionë, krahasuar me katër vjet më parë….

Duke u kthyer në Shqipërinë e sotme, gjasat e një përçarje të PS-së janë aktualisht zero. Pra, gjasat për rrotacion pas 8 vjetëve të Ramës në pushtet varen thjesht nga një rritje e pjesëmarrjes në zgjedhje e elektoratit opozitar. Kjo gjë bëhet më akute, sidomos pas ndryshimit të sistemit elektoral.

Dhe pyetja tani është nëse do të kemi një rritje të ndjeshme të numrit të pjesëmarrësve në zgjedhje, si më 2013.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!