MENU
klinika

Shkak bëhet Irani

SHBA vendos sanksione firmave kineze

20.10.2020 - 13:34

SHBA ka vendosur sanksione ndaj gjashtë subjekteve kineze dhe dy individëve për shkak se kanë bërë biznes me Linjat e Transportit të Iranit, transmeton Anadolu Agency.

“Komuniteti ndërkombëtar ka njohur prej kohësh se regjimi iranian përdor Linjat e Transportit të Republikës Islame të Iranit (IRISL) për të transportuar sende të ndjeshme, të destinuara për raketat balistike dhe programet ushtarake të Iranit”, tha Sekretari i Shtetit Mike Pompeo në një deklaratë.

Ndërmarrjet me bazë në Hong Kong dhe Kinë përfshijnë Reach Holding Group (Shanghai) Company Ltd.; Reach Shipping Lines; Delight Shipping Co., Ltd.; Gracious Shipping Co. Ltd.; Noble Shipping Co. Ltd. and Supreme Shipping Co. Ltd.

Daniel He, presidenti i Reach Holding Group dhe drejtori ekzekutiv i saj, Eric Chen, po ashtu sanksionohen për punën me IRISL dhe Hafez Darya Arya Shipping Company, një nga filialet e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN