MENU
klinika

Paralajmërimi i frikshëm

Shkencëtarët italianë- kryeministrit: Masa urgjente brenda dy ditësh, ose…

24.10.2020 - 08:38

Masa të rrepta menjëherë, “ose vendi do të përjetojë qindra viktima çdo ditë”. Ky është mesazhi alarmues për Italinë, por jo vetëm, i dërguar kryeministrit italian Giuseppe Conte nga 100 nga personalitetet më të larta shkencore të vendit.

“Duhen masa drastike dhe urgjente brenda dy ose tri ditëve, për të shmangur mundësinë që shifrat të arrijnë brenda tri javëve në disa qindra të vdekur në ditë”, shkruajnë në letër studiuesit, disa prej tyre rektorë të disa prej universiteteve më prestigjioze italiane.

Kryeministri Conte ka refuzuar publikisht mundësinë e mbylljes totale, që sipas tij do shkatërronte ekonominë italiane, por sipas intelektualëve “masa efikase të menjëhershme do ta ndihmonin ekonominë dhe vendet e punës. Sa më shumë të presim, aq më shumë masat do të jenë të rrepta dhe do zgjasim më shumë, duke patur impakt më të madh”.

Ndërkohë, Instituti i Shëndetësisë italian ka treguar të dhënat e një raporti i referuar  javës së kaluar, ku treguesi i infeksionit Rt ka kaluar shifrën 1.5.

Sipas Institutit, “një situatë shumë e rëndë në të gjithë territorin, që mund të reflektohet në kriticitete të mëdha dhe në një kohë të shkurtër”.

Dje në Itali ishin 19143 personat pozitivë, me 91 viktima.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!