MENU
klinika

Shkaktoi 190 viktima

Shpërthimi në Bejrut është historikisht një ndër më të fuqishmit

05.10.2020 - 18:20

Shpërthimi që shkatërroi kryeqytetin libanez, Bejrut në gusht, ishte një nga shpërthimet më të mëdha jo-bërthamore në histori.

Ekipi i Universitetit Sheffield, Angli, thotë se ky shpërthim është ekuivalent me 500 tonë TNT.

Kjo nënkupton se është sa një e njëzeta e madhësisë së bombës atomike të hedhur në Hiroshima, Japoni, në 1945.

Ekipi analizoi se si valët tronditëse përhapen nëpër qytet.

Grupi shpreson që puna e tij mund të ndihmojë planifikuesit e emergjencave në mënyrë që këta të fundit të përgatiten për katastrofat e ardhshme.

“Kur e dimë se cili është rendimenti nga këto lloj ngjarjesh, atëherë mund të kuptojmë pasojat që mund të kemi”, tha Dr. Sam Rigby.

Shpërthimi i 4 gushtit ishte rezultat i shpërthimit të afërsisht 2,750 tonëve nitrat amoni të ruajtura keq. Shpërthimi mori 190 jetë njerëzish, si dhe u lënduan më shumë se 6000.

Shpërthimi i Bejruti ishte rreth 10 deri në 20 herë më i vogël se armët e hershme bërthamore. Por studiuesit thonë se ishte në top 10 më të fuqishmit për sa i përket shpërthimeve më të fuqishme aksidentale të bëra nga njeriu në histori (duke lënë pas dore dukuri natyrore si: vullkanet, asteroidet, etj.)

“Shpërthimi në Bejrut është sigurisht më i fuqishmi shpërthim jo-bërthamor i Shekullit 21,” tha Dr Rigby.

F.H.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN