MENU
klinika

Çfarë pritet?

Shqipëri-Kosovë/ Mblidhen sot në Tiranë dy qeveritë

02.10.2020 - 07:32

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe ajo e Republikës së Kosovës do të zhvillojnë sot në Tiranë mbledhjen e gjashtë të përbashkët. Mbledhja e parë u mbajt në janar 2014 në qytetin e Prizrenit, ndërsa e fundit është mbajtur në nëntor 2018 në qytetin e Pejës.

Sot, takimi do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në orën 11:00, ndërsa më parë ishte programuar që kjo mbledhje të zhvillohej në Shkodër. Dy kryeministrat Rama e Hoti do të kenë një konferencë të përbashkët për mediat në përfundim të mbledhjes.

Nuk ka një axhendë të temave që do të diskutohen dhe do të bihen dakord, ndërsa në takimin e tyre të fundit zyrtar, Rama dhe Hoti kanë folur për projekte të përbashkëta. Këto projekte duhen parë dhe nën dritën e takimit që Hoti dhe Vuçiç zhvilluan në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në praninë e Presidentit Donald Trump, ku për Kosovën u premtua një mbështetje e konsiderueshme ekonomike nga SHBA.

Në takimin e fundit me homologun e tij në Tiranë, Kryeministri kosovar, Hoti, foli për tri projekte strategjike siç janë pika doganore në Durrës, HEC-i në Shqipëri për të furnizuar Kosovën dhe linja e përbashkët hekurudhore mes dy vendeve.

Kosova dhe Shqipëria nënshkruan në mbledhjen e fundit të dy qeverive në Pejë, dy vjet më parë, disa marrëveshje, me të cilat brenda gjashtë muajve unifikohen doganat, hiqet romingu dhe parashikohen masa të tjera.

Me disa marrëveshje të nënshkruara me kryeministrat Rama dhe Haradinaj dhe me një fotografi të përbashkët me shenja duarsh që simbolizon shqiponjën, përfundoi mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, e cila u mbajt në qytetin e Pejës.

Por pavarësisht reagimeve në Beograd, qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë u pajtuan që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e romingut dhe tarifat doganore.

Kjo duhet të ndodhte më së largu deri në qershor të vitit 2019.

“Marrëveshja për heqjen e çmimeve të shërbimeve roaming; protokolli për kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit doganor në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Morinë-Vërmicë; marrëveshja për bashkëpunimin në fushën e borxhit publik; memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet agjencive për pronësinë industriale; protokolli ndërmjet dy ministrive të Bujqësisë; Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e Rinisë; marrëveshja për nxitjen e biznesit dhe të informimit të diasporës”, janë marrëveshjet e miratuara në mbledhjen e fundit në Pejë dy vjet më parë.

"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

“Diskriminim në kufi të racizmit”

Analiza e REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?