Gjatë natës pothuajse në të gjithë vendin ka rënë shi, duke shkaktuar mbushjen të rrugëve me ujë.
Si pasojë e reshjeve të dendura në rrethin e Fushë Krujës është rritur ndjeshëm niveli i lumit Ishëm duke rrezikuar seriozisht permbytje në fshatrat e zonës se Bilait ku përfshihen fshatrat Murqine, Mallkuc, Bilaj dhe Mazhe. Në fshatin Murqine ky lumë ka dalë nga shtrati aktualisht duke përmbytur disa hektare tokë bujqësore.
Niveli po fillon të rritet dhe në fshatin Murqine ky lumë ka dalë nga shtrati aktualisht duke përmbytur disa hektare tokë bujqësore si dhe ka përmbytur rrugën që lidh lagjen fundore te këtij fshati me pjesën tjetër të vendit.
Nëse shiu do vijojë te bjerë me këtë intensitet situata do të agravojë.
Edhe në Kukës, reshjet e shiut kanë sjellë sërish rënie gurësh në rrugët e qarkut duke vështirësuar qarkullimin. Prefektura Kukës në njoftimin e saj zyrtar thotë se si rezultat i kushteve të motit në bashkitë e Qarkut Kukës situata aktualisht është e qetë dhe nuk ka emergjencë.
“Rrugët nacionale janë të qarkullushme normalisht, ka patur rënje inertesh në segmente të ndryshme, por firmat kontraktore po punojnë për mbajtjen në gatishmëri të tyre. Rrugët bashkiake janë të qarkullushme normal”, thuhet në njoftimin e Prefekturës Kukës.