MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si përhapet rubeola, sëmundja infektive?

15.10.2020 - 10:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si përhapet rubeola, sëmundja infektive?

Mjeku: Rubeola është një sëmundje infektive me origjinë virale nga virusi Rubella. Ai përhapet në mënyrë të ngjashme me ftohjen dhe gripin, apo përmes spërklave që dalin nga hunda dhe goja e atij që është i infektuar e që lëshohen në ajër teksa flet, kollitet apo tështin.

Një person i prekur me rubeolë mund të përhapë sëmundjen deri në një javë para ekzantemës dhe mund të mbetet ngjitëse dhe për shtatë ditë të tjera pas shfaqjes së saj edhe pse 25-5-% e të prekurve nga rubeola nuk shfaqin asnjë simptomë.

Duhet të qëndroni në shtëpi në rast infektimi për të shmangur transmetimin tek të tjerët. Duhet të lajmëroni familjarët, miqtë, kolegët e sidomos gratë shtatzëna për sëmundjen. Ndërsa një grua shtatzënë, nëse preket gjatë shtatzënisë mund ti transmetojë virusin fetusit me pasoja të rënda.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.