“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja: Si shfaqet Perikarditi?
Mjeku: Perikarditi është një inflamacion i perikardit, membranës në formë thesi që rrethon zemrën. Kjo membranë përbëhet nga dy shtresa, e me styre përmbajën një vëllim shumë të vogël lëngu që shërben për lubrifikim dhe që i krijon mundësinë dy shtresave të rrëshqasin mbi njëra tjetrën pa problem.
Kur vihet re një perkardit vëllim i këtij lëngu rritet. Në rastet më të rëndë mund të mbulojë zemrën, duke ndalur funksionimin e saj. Në pjesë më të madhe të rasteve, megjithatë nuk sjell pasoja të rënda dhe zgjidhet spontanisht. Rastet më të rënda duhet të trajtohen me ilaçe dhe vetëm shumë rrallë me ndërhyrje kirurgjike. Perikarditi prek moshat mes 20 dhe 50 vjeç.
LLOJET E PERIKARDITIT
Ka dy lloje perikarditi: akut dhe kronik
Perikarditi akut: karaterizohet nga një shfaqje e papritur. Zgjat më pak se gjashtë javë dhe shpesh provokon hemorragji perikardiake. Simptomat janë ato të ngjashme me një infarkt por vetëm një pjesë e vogël e pacientit ka relapse.
Perikarditi kronik: Ndodh pas një trashje të perikardit ose një akumulimi të lëngut. Zgjat më shumë se gjashtë jave dhe mund të shkaktojë pamjaftueshmëri të ventrikulit të djathtë e cila shprehet me edemë në nivelin e barkut, pretibialit dhe kyçit të këmbës
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.