MENU
klinika

Tetë faturat e falsifikuara dhe ‘mbulimi’ nga zyrtarët

Si shoqëria aksionere shfrytëzoi puset e naftës, dëmi në AKBN rreth 1 milionë e 472 mijë USD

07.10.2020 - 10:11

Një super-operacionin është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga oficerët e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës, menjëherë sapo Prokuroria kishte lëshuar urdhër-arrestet për zyrtarët e drejtorisë së Hidrokarbureve.

Urdhër-arrestet janë firmosur pasi këta zyrtarë akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Kontrabandë mallrash pa akcizë” dhe “Fshehje të ardhurash”.

Një ditë më parë është me urdhër të Prokurorisë së Tiranës janë arrestuar:

-Denis Durrsi, ka patur rolin e Drejtorit të Auditit.

-Qani Hoxhaj, Drejtor Hidrokarburesh

-Arben Doda, inspektor tatimesh në Drejtorinë Rajonale Tiranë

-Naim Kasa, biznesmen në një kompani fantazmë.

-Rezarta Sulejmani, specialiste te AKBN (Në arrest shtëpie)

-Simon Marku

Ndërkohë, në kërkim janë shpallur ish-drejtori i AKBN për kohën kur ka nisur hetimi i Prokuorisë, Klodian Gradeci, dhe biznesmeni Isuf Berberi i cili dyshohet se për të përfituar ka ngritur një kompani fantazmë e quajtur “Fufarma”. Në raportin e Prokurorisë thuhet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë shkaktuar shtetit dëm në vlerën e 1 milion dollarëve, ndërsa hetimet kanë zgjatur 4.5 vite.

Gjithë hetimi ka filluar nga kallëzimi i drejtorit të Albpetrol për disa puse nafte.

Pikërisht një shoqëri aksionere ‘’Phoenix Petroleum’’ me drejtues Naim Kasën dhe Isuf Berberin ka shfrytëzuar disa puse nafte dhe ecurinë e saj duhet ta ndiqte pikërisht AKBN. Shoqëria nuk i ka kryer këto investime të detyrueshme tek puset e naftës dhe ka paraqitur në AKBN 8 fatura të falsifikuara nga shërbime që nuk i ka përfituar nga kompania amerikane Black Swan Energy Service.

Zyrtarët e AKBN, Qani Hoxhaj, R.Q, D.D, dhe Klodian Gradeci kanë cerifikuar kundër ligjit punimet e pakryera dhe i kanë pasqyruar në fatura si punime të kryera. Vlera totale e falsitetit të faturave është 1 milionë e 229 mijë dollarë.

Po ashtu dy punonjësit e Tatimeve, Arben Doda dhe Simon Marku përpiluan një raport kontrolli kundra ligjit,dhe administrata pësoi një dëm prej 568 mijë dolllarë amerikanë duke mos denoncuar rastin.

AKBN nga gjithë këto veprime të jashtëligjshme në përfundim ka pësuar një dëm prej 1 miliardë e 472 mijë e 766 dollarë.

Prokuroria e Tiranës dyshon se operacioni është dekonspiruar pasi ish-drejtori i AKBN-së Klodian Gradeci një ditë para se të ekzekutoheshin urdhër-arrestet është larguar drejt Turqisë, çka tregon se ai ka pasur dijeni për këtë operacion. Klodian Gradeci ka mbajtur dhe postin e drejtorit të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.