MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të ushqehem gjatë menopauzës?

05.10.2020 - 06:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si të ushqehem gjatë menopauzës?

Mjeku:  Një vëmendje e veçantë duhet ti kushtohet disa nutrientëve specifikë, rritja e sasisë së të cilëve është e nevojshme:

Kalciumi

Këtu përfshihen produktet e qumështit, kosi dhe djathi (duke preferuar ata me yndyrë të pakët)
Produktet e fortifikuara me kalcium si qumështi vegjetal (për shembull pijet e sojës)
Disa perime me gjethe jeshille si lakra (por jo spinaqi)
Farat e susamit
Fiqtë e thatë
Peshk që hahet me hala (si sardelja)

Vitamina D

Kjo molekulë prodhohet në lëkurën tonë gjatë ekspoziimit në diell. Nëse në verë është më e lehtë për ta marrë në muajt e ftohtë duhet të shtoni konsumin e peshkut vajor, vezëve dhe mishit të kuq.

Yndyrat e shëndetshme

Me reduktimin e prodhimit hormonal të estrogjenit rritet rreziku kardiovaskular, dhe për këtë është e rëndësishme të reduktohet konsumi i yndyrnave të ngopura, dhe fokusohuni tek konsumi korrekt i yndyrnave me cilësi më të lartë si vaji i ullit, peshku i kaltër, frutat e thatat dhe arra.

Në disa raste mund të konsiderohet e dobishme të merren suplemente në regjimin ushqimor si ato për vitaminën D. Por gjithmonë pas këshillimit me mjekun specialist./

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.