MENU
klinika

Lëkundjet në Gjirin e Lalzit

Sizmiologu: Tërmetet riaktivizohen por nuk kalojnë magnitudën 5

08.10.2020 - 10:02

Pak minuta pas mesnatës së të mërkurës, është ndjerë lëkundje tërmeti në det me magnitudë 4.0, në det përballë Gjirit të Lalzit, të cilat u shoqëruan me mbi 42 lëkundje të tjera

Sizmiologu Rexhep Koçi në një lidhje direkte për Ora News qetëson qytetarët pasi nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi.

“Nuk kemi të bëjmë me një rast për të cilin duhet të frikësohemi. Si tërmeti i 26 nentorit është e kanë të natyrshme që të shoqërohen për një periudhë të gjatë me pasgoditje kur herë pas here zona të caktuara janë riaktivizuar,siç është zona e djeshme.

Pastaj ka pasur një periudhë që qetësohet, riaktivizohet por gjithmonë magnituda ka qenë 4.2- 4.3 nuk kanë qenë magnituda që të kalojnë 5 që të ketë impakt në struktura dhe ndjeshmërinë e njerëzve.”- thotë ai.