MENU
klinika

“Luanator” dhe “Xhensilator”

Sociologia shpjegon fenomenin e rrezikshëm që “sundon” adoleshentët

13.10.2020 - 15:51

Fenomeni ‘tor’ është ndër më të rrezikshmit e momentit, pasi ndikon drejtpërdrejtë në karakterin dhe shëndetin e adoleshentëve.

Sociologia Marsi Simo, ka treguar se ky fenomen duhet ndaluar pasi kthehet edhe në bullizëm.

Ajo ka marrë një shembull, kur dy vajza adoleshente zihen mes tyre si adhuruese “Luanator” dhe “Xhensilator”, edhe më pas ato mbartin mendime që i kundërshtojnë edhe në jetën reale.

“Fenomeni ‘tor’ është i rrezikshëm për mua, në momentin që preken vajzat. Në pamundësi që të kenë këtë jetë, këta persona shkrepin foto dhe shprehen se i duan.

Problem është që vetë fjala adhurim tregon që ne kemi adhuruar prej kohësh figurat fetare. Po vërtetë a ka diçka për të adhuruar kjo këngëtare. Ndikon tek të rinjtë, kultura e të cilëve duhet të jetë e mbushur me libra.

Duke i parë, vajzat zihen me njëra-tjetrën si për shembull ‘Luanator’ me ‘Xhensilator’ deri në atë fazë që mund të dhunohen në këtë mënyrë ato mbartin ndaj njëra-tjetrës mendime, që i kundërshton edhe në jetën reale”, tha ajo.