03.10.2020 - 14:55
Nga një sondazh që zhvillova në fund të shtatorit për revistën Follow Business Albania me 2200 të anketuar (intervista të drejtpërdrejta në terren dhe me telefonata fikse/celulare), rezultoi se PS-ja do të merrte 53.1% të votave të pjesëmarrësve në votim.
Nga ana tjetër, PD-ja do të merrte 40.1%, LSI-ja 3%, PDIU-ja 1.4% dhe partitë e tjera 2.4% (Shihni grafikun shoqërues). Numri i pjesëmarrësve në votim do të ishte më i vogël se në zgjedhjet e 2017-ës (rreth 160 mijë).