MENU
klinika

Ambasadori i BE vë theksin tek lufta e krimit të organizuar

Soreca: Duhen dënime të formës së prerë ndaj zyrtarëve…

08.10.2020 - 15:06

Ambasador i BE së në Tiranë, Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) që po mbahet online, e ka vënë theksin tek lufta e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Soreca u shpreh se Shqipëria ka bërë përpjekje për t’u vlerësuar, por duhet rezultate konkrete në dënimin e e formës së prerë ndaj zyrtarëve të lartë.

Po ashtu ambasadori theksoi se “pas hetimeve dhe ndjekjeve penale janë dënimet e formës së prerë dhe në veçanti në fushën e pastrimit të parave.”

“Lufta kundër korrupsionit. Shqipëria ka një nivel të përcaktuar përgatitje. Këto janë togfjalësha teknike që kërkojnë vazhdimin e luftës.

Ka një numër magjistratësh që janë larguar nga detyra dhe që po ndiqen penalisht nga SPAK dhe ky është një sinjal i rëndësishëm që po jepet nga Reforma në drejtësi.

Korrupsioni është një shqetësim serioz dhe kërkon përpjekje të strukturuara dhe na duhen dënime të nivelit të prerë sa i përket zyrtarëve në shkallë të larta.

Lufta kundër Krimit të Organizuar duhet të vazhdojë.

Pas hetimeve dhe ndjekjeve penale janë dënimet e formës së prerë dhe në veçanti në fushën e pastrimit të parave”, tha ambasadori i BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN