MENU
klinika

6 qarqe kanë zgjedhur kandidatët

Sot pushim, votimet në PD rikthehen të shtunën në Durrës

02.10.2020 - 07:37

Votimi i konsultimit të anëtarësisë ka përfunduar në qarkun e Kukësit, Dibrës, Gjirokastrës dhe Beratit dhe në qarkun e Lezhës, ndërsa sot dalin emrat për qarkun e Durrësit.

Procesi po ndiqet nga afër nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, dy nënkryetarët, Edi Paloka dhe Edmond Spaho, Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi dhe Sekretari i Burimeve Njerëzore, Ervin Minarolli.

Procesi i zgjedhjes së kandidatëve që do të jenë në listën e një partie po praktikohet për herë të parë në vendin tonë. Përzgjedhja e potencialeve në PD nisi në qershor të këtij viti ku u morën fillimisht propozimet e anëtarësisë.

Demokratët propozuan në tërësi 3600 emra, por komisioni i posaçëm në PD kaloi në fazën e dytë 1000 kandidatë.

Ndërkohë, këtyre iu kërkua që të plotësonin një formular vetëdeklarimi, i njëjtë me atë të dekriminalizimit. Pasi u verifikuan dokumentet, komisioni vlerësoi si të përshtatshëm 400 kandidatë. Ndërkohë, këta po ballafaqohen me anëtarësinë. I gjithë procesi pritet të përfundojë në mes të tetorit