MENU
klinika

Delegacioni drejtohet nga Zef Mazi

SPAK vizitë në Gjermani, takim me ministrin Maas dhe këshilltarët e Merkel

08.10.2020 - 12:04

Një delegacion i Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Berlin.

Delegacioni i SPAK do të shoqërohet edhe nga Zef Mazi, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Mësohet se SPAK do të zhvillojë takime me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas, deputetë të Bundestagut dhe këshilltarë të kancelares gjermane Angela Merkel, për të prezantuar rezultatet e arritjeve të deritanishme.