MENU
klinika

E dini sa orë mbijeton në lëkurë COVID-19?

Studiuesit japonezë dalin me thirrjen e fortë për të gjithë qytetarët

18.10.2020 - 12:03

Koronavirusi mbetet aktiv në lëkurën e njeriut për nëntë orë, bëjnë me dije studiuesit japonezë, ndërsa bëjnë thirrje për kujdes maksimal të higjienës dhe larje të shpeshtë të duarve.

Sipas një studimi të botuar në revistën Klinike të Sëmundjeve Infektive, theksohet se patogjeni që shkakton gripin mbijeton në lëkurën e njeriut për rreth 9 orë, shkruajnë mediat e huaja.

“Mbijetesa 9-orëshe e SARS-CoV-2 në lëkurën e njeriut mund të rrisë rrezikun e transmetimit të kontaktit duke përshpejtuar pandeminë”.

Sakaq studimi mbështet bën thirrje për larje të rregullt të duarve për të kufizuar transmetimin e koronavirusit.

“Mbijetesa më e gjatë e SARS-CoV-2 në lëkurë rrit rrezikun e transmetimit të kontaktit; megjithatë, kujdesi i treguar ndaj higjienës së duarve mund të zvogëlojë këtë rrezik, ” sqarojnë studiuesit japonezë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shpresa e mbetur brenda buzës se vazos së Pandorës.. të dalë jashtë saj!"

Covid-19, një rrëfenjë me të vërteta shkencore

Sëmundja e legjionelës. Me çfarë kemi të bëjmë?

Mbyllja prej Koronavirusit sjell një kërcënim tjetër

Arritja e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets

Shkencëtarët e kanë kthyer strukturën e koronavirusit në muzikë!