MENU
klinika

Urimi për presidentin rus...

Telefonata mes Putin dhe presidentit azer/ Çfarë u diskutua?

07.10.2020 - 15:48

Dy liderët politikë të Azerbajxhanit dhe Rusisë diskutuan mbi luftën e vazhdueshme mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin e Karabakut.

Ilham Aliyev dhe Vladimir Putin zhvilluan një bisedë përmes telefonit sot dhe diksutuan edhe për çështje që prekin interesin e të dy palëve.

Aliyev uroi presidentin rus për ditëlindje dhe i uroi shëndet dhe sukses në çështjet politike për zhvillim të mëtejshëm të Rusisë.

Putin falënderoi homologun e tij azerbajxhanas për urimin dhe vëmendjen që i kushtoi.

Përplasjet e fundit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, filluan më 27 shtator, kur forcat armene shënjestruan vendbanimet e Azerbajxhanit dhe forcat ushtarake në zonën e okupuar të Karabakut duke shkaktuar edhe viktima. Parlamenti i Azerbajxhanit shpalli gjendjen e luftës në disa prej qyteteve dhe rajoneve të tij pas sulmeve.
Më 28 shtator, Azerbajxhani deklaroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak gjatë përplasjes mes palëve.

Thirrjet e ndërkombëtarëve për ndaljen e luftimeve nuk kanë marrë përgjigje. Armenia ka vazhduar sulmet e saj ndaj civilëve dhe forcave ushtarake Azerbajxhanase, të cilët janë pronarët e ligjshëm të rajonit të okupuar në Karabak, siç njihet nga Kombet e Bashkuara.

Marrëdhëniet midis dy ish-republikave Sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene pushtoi Karabakun, territor i njohur ndërkombëtarisht si i Azerbajxhanit.
Rreth 20% e territorit të Azerbajxhanit, përfshirë edhe Karabaku, kanë qënë nën pushtim të paligjshëm nga Armenia për afro tre dekada.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të KB, si dhe shumë organizata ndërkombëtare, kërkojnë tërheqjen e menjëhershme të pakushtëzuar të forcave pushtuese.

Të paktën 4000 azerbajxhanas janë zhdukur gjatë konfliktit ndërsa janë mijëra ata që kanë braktisur territorin e tyre dhe po ashtu të shumtë janë ata që kanë vdekur për shkak të përplasjeve dhjetëra vjeçare apo edhe ata që kanë mbetur invalidë. Mbi 2000 azerbajxhanas u morën peng nga forcat armene.

Grupi i Minskut i OSBE-së, i bashkëkryesuar nga Franca, Rusia dhe SH.B.A., u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u arrit në 1994.

Shumë fuqi botërore, përfshirë Rusinë, Francën dhe SH.B.A., kanë kërkuar armëpushim të menjëhershëm. Ndërkohë, Turqia ka mbështetur të drejtën e Bakut për vetëmbrojtje.

Përkthyer dhe përshtatur nga dailynews/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN