MENU
klinika

'Turqia e gatshme të ndihmojë Greqinë...'

Tërmeti/ Erdogan falënderon Mitsotakis

30.10.2020 - 20:15

Pas telefonatës me Kyriakos Mitsotakis, edhe presidenti turk Regep Taip Erdogan i ka shprehur Greqisë dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, ngushëllimet për viktimat që la pas tërmeti që shkundi dy vendet fqinje, paraditen e kësaj të premteje.

“Faleminderit Z. Kryeministër, edhe unë i shpreh ngushëllimet e mia gjithë Greqisë në emrin tim dhe popullit turk. Turqia është gjithmonë e gatshme të ndihmojë Greqinë të shërojë plagët e saj. Solidarizimi i dy vendeve tona fqinje në këto kohë të vështira është më e vlefshme se shumë gjëra  të tjera në jetë”, shkruan Erdogan në twitter.

Mesazhi i ngushëllimit i Erdogan, erdhi menjëherë pas telefonatës së kryeministrit Mitsotakis me presidentin turk, ku të dy palët shprehën ngushëllimet për viktimat e tërmetit dhe treguan gatishmërinë për të ndihmuar njëri tjetrin, në këto kohë të vështira.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN