MENU
klinika

Vizita në Uashington e Bruksel

Thaçi: Kërkova të mos diskutohet për çështje teknike që…

16.10.2020 - 08:24

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur pas vizitës në Uashington e Bruksel për arsyen e vizitës së tij si dhe për çështjet që janë diskutuar.

I pari i shtetit ka thënë se qëllimi i vizitës së tij ka qenë për të biseduar për zhvillimet aktuale. Ai thotë se ka kërkuar nga Brukseli liberalizim të vizave.

“Qëllimi ka qenë që të shohim zhvillimet aktuale në të cilat është e pozicionuar Kosova. Takimi në Bruksel ka qenë e karakterit që të diskutohet për liberalizimit të vizave, edhe mundësia e vazhdimit të dialogut dhe potencialisht perspektiva e arritjes së marrëveshjes finale në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe natyrisht punët që duhet t’i kryejmë ne si shtet i Kosovës”, ka thënë ai në Dukagjin.

Thaçi thotë se SHBA dhe BE duhet të jenë të koordinuara për arritje të marrëveshjes përfundimtare.