05.10.2020 - 19:19
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një bisedë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, duke thënë se me Lajçakun ka zhvilluar bisedë të shkëlqyeshme.
“Bisedë e shkëlqyer me Miroslav Lajçak nga Bruksel. Dialogu nuk ka alternativë. Kosova dhe Serbia duhet që të arrijnë marrëveshjen finale. Ne kemi nevojë për BE-në dhe BE-ja ka nevojë për ne. Duhet të veprojmë. Lajcaku ka mbështetjen time në këtë proces. Unë nuk mund të pajtohem më shumë”, tha Thaçi.