MENU
klinika

Trashëgimi hedhur në erë...

Tirana pa xhaminë e vjetër, por me Partizanin e Panjohur!

06.10.2020 - 11:24

        Xhamia e Vjetër u ndërtua në vitin 1614, nga Sulejman Pasha, i cili pas vdekjes u varros në tyrben në jug të saj. Në vitin 1840, xhamisë iu bë një rikonstruksion me paratë e lëna me testament nga Abdurrahman bej Toptani. Sipas albanologëve të mëdhenj, Xhamia e Vjetër kishte rëndësi simbolike dhe Sulejman pasha, pranohej si themeluesi i qytetit të sotëm të Tiranës, shkruan Gazmend Bakiu.

Në nëntorin e 1944-ës, Xhamia e Vjetër u dogj, por minarja kishte shpëtuar për mrekulli. Në vitin 1945, tiranasit mblodhën mijëra franga ar, për ta rindërtuar, pavarësisht se po përballeshin me sekuestrimet e kohës. Mirëpo, Xhamia e Vjetër u rrafshua dhe pikërisht aty u vendos monumenti “Partizani”.

Metamorfoza e kryeqytetit sapo kish filluar… dhe nuk ka të sosur.

 

Çfarë kanë thënë të huajt, për “Tiranën e xhamive”:

 

“Ka xhamia, hane, hamame, ka carshinë dhe sheshin e pazarit, vreshtët dhe kopshtet janë të panumërta. (Evlia Çelebi, udhëpërshkrues turk, 1662)

“Tiranës i bien në sy, në radhë të parë, xhamitë e saj të stolisura me ngjyra të shkëlqyera dhe elegante, që u japin një tërheqësi të panjohur në faltoret e këtyre viseve.” (Eduard Lir, piktor dhe udhëpërshkrues anglez 1848)

” …Tirana është një qytet i sheshtë, me rrugë të gjera me shumë ujëra të rrjedhshëm, me një carshi të madhe dhe me gjallëri. Kur hyn në qytet nga rruga e Shkodrës shihen dy xhami të bukura. Ka disa xhami e mesxhide të tjera dhe dy medrese…” (Sami Frashëri, Kamus al Alam 1892). /Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prestigjiozja britanike e udhëtimeve

‘Shqipëria, kjo perlë ballkanike’


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit