“Këtu duhet të përqendrohet e gjithë media”, tha Kryetarja e Komitetit Kombëtar Republikan Ronna McDaniel të Dielën në “Face the Nation” të CBS.
Ajo nuk po fliste për koronavirusin, kujdesin shëndetësor ose nëse Presidenti Trump do të pranojë rezultatet e zgjedhjejeve nëse humbet, por për mundësinë që Demokratët mund të zgjerojnë Gjykatën e Lartë nëse fitojnë presidencën, Senatin dhe Dhomën.
“Kjo është gjithçka për të cilën duhet të flasim”, këmbënguli ajo.
Epo, jo. Çështja e reformës në gjykatë është e rëndësishme.
Megjithëse ai ka kundërshtuar zgjerimin e gjykatës në të kaluarën, kundërshtari i Trump, Demokrat Joe Biden, nuk ka pranuar të përgjigjet qartë nëse ai do ta favorizonte atë.
Biden nuk duhet t’i shmanget pyetjes. Por kjo nuk është e vetmja pyetje pa përgjigje për të cilën votuesit meritojnë përgjigje.
Për shembull: Kujt i ka borxh presidenti 421 milion dollarë? New York Times vetëm dy javë më parë zbuloi se presidenti është në borxhe. Kujt i ka marrë ai borxh?
A ka oligarkë rusë ose interesa të tjerë të huaj mes tyre? Kjo është një pyetje pa përgjigje me implikime potencialisht të mëdha për sigurinë kombëtare të SHBA.
“Situata e tij financiare paraqet një rrezik të konsiderueshëm sepse miliona dollarë që ai i detyrohet gjatë viteve të ardhshme vënë në rrezik aftësinë paguese të tij financiare,” shkroi ish-drejtori i CIA-s Michael Morell dhe ish-ndihmësi i Prokurorit të Përgjithshëm për sigurinë kombëtare David Kris në The Washington Post.
Çfarë politike mund të ndryshojë presidenti për ta bërë atë më të aftë për të paguar këto borxhe? Çfarë do të duhej të bënte që ato të faleshin? Dhe kur do ta bëjë presidenti zotimin e tij për tëtreguar dokumentet, që amerikanët tëmund të shohin bardh e zi nëse ai gënjen për përmbajtjen e tyre?
Këto, gjithashtu, janë pyetje në të cilat media duhet të përqendrohet.
Ja një tjetër: A do t’i pranojë zoti Trump rezultatet e garës presidenciale?
Deri më tani ai ka refuzuar të përgjigjet për këtë, kur u pyet nga Chris Wallace në debatin e parë presidencial.
Atëherë shtrohet pyetja se si Trump do të mbronte njerëzit nëse, siç dëshiron ai, Gjykata e Lartë eliminon Obamacare.
Ose pse Trump vizitoi vitin e kaluar në mënyrë misterioze Qendrën Kombëtare Mjekësore Ushtarake Walter Reed, të cilën ai kurrë nuk e ka shpjeguar.
Ose pse i fshehu detajet e takimeve me Presidentin rus Vladimir Putin madje edhe nga ndihmësit e tij të lartë.
Amerikanët nuk duhet të pranojnë thjesht që Trump nuk do të përgjigjet kurrë për këto dhe shumë pyetje të tjera jashtëzakonisht të rëndësishme, apo të përqendrohen tek përgjigjja e konkurrentit të tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al