MENU
klinika

"Më sulmuan se..."

U arrestua për korrupsion, gjyqtarja Margjeka akuzon SPAK

01.10.2020 - 08:17

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është paraqitur pak më parë në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për të apeluar vendimin e shkallës së parë që e akuzon atë për korrupsion.

Margjeka akuzohet nga SPAK dhe GJKKO se ka marrë 6 mijë euro për të liruar nga burgu një trafikat emigrantësh. Skema u zbardh në kohë nga SPAK dhe në momentin e dorëzimit të parave u arrestuan disa persona, mes tyre gjyqtarja Margjeka dhe bashkëshorti i saj që do të merrte paratë.

“Më sulmuan sepse nuk i dhashë mandatin një bashkie, mendoja se do e bënin dhe gjyqtarë të tjerë. Dua që seancat të jenë publike, ka hapësirë në sallë. Kam lexuar dosjen, nuk ka asgjë. Më akuzojnë se lirova një trafikat për 6 mijë euro, nuk është e vërtetë”, ka thënë ndër të tjera Margjeka për Ora News.

Kujtojmë se Mimoza Margjeka është gjyqtarja që nuk pranoi t’i jepte madnatin ish-kryebashkiakes socialiste të Durrësit Valbona Sako, pas zgjedhjeve lokale të 2019-ës.