MENU
klinika

Disa ide

U lodhët nga ditët me shi?! Ja si ta largoni monotoninë

13.10.2020 - 09:48

Ditët me shi duhet të jenë të preferuarat për ata që duan të qëndrojnë në shtëpi, por çfarë mund të bësh gjatë saj për të mos u ndjerë i mërzitur?

Më poshtë ju sjellim disa sugjerime të cilat do të përmirësojnë gjendjen tuaj në një ditë vjeshte, ku zhurma e shiut është gjithçka që dëgjohet në shtëpinë tuaj:

1-Shikoni një film.

Në një ditë me shi zgjidhni një film që ju pëlqen dhe shikojeni në shoqërinë e partnerit ose miqve.

2-Lexoni një libër.

Kur bie shi, aktivitetet jashtë shtëpisë nuk janë edhe aq të këndshme. Ndaj një mënyrë e mirë për të kaluar kohën, është të lexoni një libër.

 

3-Dëgjoni muzikë të mirë.

Në një ditë pa diell, mënyra më e mirë për t’u ndjerë i relaksuar është të dëgjoni muzikën tuaj të preferuar, duke pushuar dhe duke u kujdesur në një lloj mënyre edhe për anën tuaj shpirtërore.

4-Kaloni kohë me miqtë tuaj.

Ju mund të ftoni miqtë për të kaluar një pasdite apo mbrëmje së bashku. Do të argëtoheni, ndërkaq edhe koha nuk do t’ju duket e zymtë. /