Rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha shprehet se me fillimin e mësimit në datë 2 nëntor, do të aplikohen dy forma të alternuara të mësimdhënies. Sipas tij, do të ketë një alternim mes mësimit online dhe mësimit në audito.
“Do të ketë një alternim mes mësimit në auditor dhe mësimit në distancë nëpërmjet platformave, që në dijenin time të gjithë institucionet po punojnë që të unifikojnë platformat. Pëfshi dhe Universitetin e Tiranës. Në të gjithë Universitetet po punohet për krijimin e një platforme që lejon zhvillimin normalisht të mësimit. Kanë akses më të lehtë si për pedagogët dhe për studentët. Po trajnohen në përdorimin e sistemit, pedagogët, administrtorët, studentët”, tha Hoxha.
Më tej, rektori i Universitetit të Tiranës tha se tarifat për asnjë nga ciklet e studimit nuk kanë ndryshuar, përveç tarifës së regjistrimit.
“Përsa i përket tarifarve, ato janë ato që janë përcaktuar në Paktin për Universitetin. Është e njëjta që ka qenë, nuk ka ndryshuar asgjë. Për masterin, tarifën e regjistrimit e kemi bërë nga 25 mijë lekë të vjetra në 20 mijë lekë të vjetra. Duke si një shifër e ulët, por ne na kushton rreth 50 milion lek të vjetra.
Ka studentë që duan të përgjysmojnë tarifën (i referohet tarifës së masterit). Të përgjysmosh tarifën do të thotë të bllokosh universistetin. Unë si rektor e kam në objektivin tim por nuk mund ta them tani”, tha Artan Hoxha, rektor i Universitetit të Tiranës.