Aktiviteti ekonomik në Eurozonë ka nisur rënien përsëri në muajin Tetor, ndërkohë që masat e reja të kufizimeve për të përmbajtur pandeminë kanë detyruar shumë biznese në industrinë e shërbimeve që të limitojnë operacionet.
Një valë e dytë e virusit po godet Europën dhe thuajse 90% e ekonomistëve të anketuar nga Reuters, thonë se ekziston rreziku i një ngadalësimi tjetër ekonomik. Indeksi PMI, që shihet si një tregues i saktë i gjendjes ekonomike, sinjalizon pikërisht këtë. Indeksi ra në 49 pikë në Tetor, poshtë kufirit prej 50 pikësh që ndaj rritjen nga tkurrja ekonomike. Treguesi u tërhoq prej industrisë së shërbimeve, që ra poshtë pritshmërive.
Analistët thonë se Eurozonë ndodhet në rrezikun e një rënieje dyshifrore, ndërkohë që vala e dytë e koronavirusit po ndalon aktivitetin e bizneseve. Dimri ka gjasa të jetë i ashpër për tregun e punës, që deri më tani është mbrojtur nga skemat e qeverisë, ndërkohë që perspektiva është e pasiguritë dhe firmat kanë ulur stafin për të 8-in muaj radhazi.
Megjithatë, fabrikat ndodhet në performancë më të mirë, ndërkohë që treguesi për ato preku nivelin më të lartë në 26 muaj prej 54.4 pikësh. Kërkesa e fortë për mallrat e fabrikave kanë mundësuar rritjen e çmimeve për të parën herë që prej mesit të 2019-s. Kjo mund të ofrojë një lehtësim për Bankën Qendror e Europiane, ndërkohë që inflacioni ka qenë negativ për 2 muaj.