MENU
klinika

“Koalicionet nuk mund të kufizohen”

Varhelyi flet për miratimin e Kodit Zgjedhor: Për BE, kjo është kyçe

07.10.2020 - 17:55

Komisioneri i Zgjerimit, Oliver Varhelyi thotë se çështja e koalicioneve është shumë e rëndësishme dhe nuk mund të pengohen me anë të një ligji.

Gjatë konferencës për shtyp me kryeministrin Edi Rama, Varhelyi tha se për BE-në, kjo çështje është shumë e rëndësishme.

“Sa i përket reformën zgjedhore, ne po analizojmë votën e Kuvendit. Duke bazuar tek debati politik përpara dhe gjatë procesit të votimit, duket se ka të bëjë me një çështje që e thashë edhe dje. Për sa kohë që koalicionet pas zgjedhore nuk parandalohen, atëherë ne mund ta shikojmë atë ligj me një mendje të hapur, por nuk mund të kufizojmë të drejtat e të zgjedhurve për të formuar koalicione para dhe pas zgjedhjeve. Shpresojmë shumë që pas marrëveshjes së 5 qershorit, shpresoj që të gjitha partitë politike të marrin pjesë në zgjedhje”-, theksoi ai.

Komisioneri tha se është vendimtare sundimi i ligjit dhe klima e investimeve në vend, duke apeluar për një gjyqësor të pavarur.

“Na duhet të shikojmë që gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të jenë në punë”- nënvizoi ai.

Duke u ndalur tek investimet e BE-së, ai tha se plani fillestar është prej 9 miliardë euro dhe po diskutohet edhe për 20 miliardë euro të tjera. “Ne përcaktojmë 9 miliardë euro në formë grande. Ne po punojmë edhe për një fond prej 20 miliardë euro shtesë, pra sa rreth 30% e PP-së së rajonit. Kur flasim për transportin, problemin më të madh për rajonin dhe tregtinë janë rrugët që mund të lidhin vendet me njëra-tjetrën. Pas 4-5 vitesh, panorama në rajon do të jetë tërësisht ndryshe. Jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë”-, shtoi ai.