07.10.2020 - 13:22
Komisionieri Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë Oliver Varhelyi do të vizitojë pasditen e sotme në Shqipëri për të dorëzuar progres-raportin e tetorit për Shqipërinë. Report Tv zbardh axhendën e plotë ku takimi do të nis me fjalën e tij në Parlament, për të vijuar me takime me drejtuesit e Vettingut, kryeministrin Rama, presidentin Ilir Meta dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Axhenda e Komisionerit Varhelyi:
- 16:00 -Fjala përshëndetësë në Parlament
- 16:45 -Takim me organët e Vettingut
- 17:15 -Takim me Kryeministrin Edi Rama
- 18:00 -Konferencë për shtyp me Kryeministrin Rama
- 18:45 -Takim me Presidentin Ilir Meta
- 19:30 -Takim me kryetarin e PD-së Lulzim Basha