MENU
klinika

“S’kam arsye të shqetësohem”

Vijojnë replikat, Rama-Metës: Ilir, unë s’u heq asnjë presje atyre që kam thënë

04.10.2020 - 14:40

Replikat virtuale mes kryeministrit Rama dhe kreut të shtetit Meta kanë vijojnë sërish. Me anë të një tjetër postimi në rrjetin e tij social, në Twitter, Rama ka shkruar duke theksuar se nuk heq asnjë presje atyre që ka thënë.

Ai është shprehur se nuk ka përse të shqetësohet për faktin se çfarë do të mendojë nesër kush do të lexojë fjalimet e tij.

“Ilir unë s’u heq asnjë presje atyre ç’kam thënë e s’kam asnjë arsye të shqetësohem ç’do mendojë nesër kush do lexojë fjalimet e shkrimet dhe do shohë intervistat e mia, përkundrazi! Po shqiptarëve sot ti duhet t’ua thuash çfarë borxhi të kanë që s’pushon së ngatërruari dynjanë!”– shkruan Rama.

Sakaq, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Ramën për fjalët e mira që ky i fundit ka thënë për të 20 vite më parë.

“Edi, faleminderit për fjalët e mira që ke thënë për mua 20 vite më parë dhe që m’i thua gjithmonë kur takohemi nga afër. E di vetë ti! Por nesër është një ditë e rëndësishme për shqiptarët, ndaj të lutem mos dëgjo më bandat dhe oligarkët se nuk ja u ka parë kush hajrin!

Koha për një FRYMË TË RE, për një bashkëjetesë qytetare dhe europiane, është tani! Respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit dhe të lutem hapi listat, për socialistët në radhë të parë dhe për të gjithë shqiptarët.”– shkruan Meta.