MENU
klinika

Vrasja e dy të rinjve në Malësinë e Madhe

Gjykata lë në burg Rrok Pepajn

11.10.2020 - 09:37

Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt autori i vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe ka dalë ditën e sotme para gjykatës pasi akuzohet për dhënie të dëshmisë së rreme dhe bashkëpunëtor në kultivimin e kanabisit.

Rrok Pepaj dy ditë më parë ka dhënë dëshminë e tij për disa orë në policinë e Shkodrës para hetuesve, ku në fund policia ka vendosur arrestimin e tij pikërisht për dhënien të dëshmisë së rreme pasi sipas tyre ai është një person që ka pasur dijeni për ngjarjen.

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën arrest me burg për Rrok Pepajn, babain e Danjel Pepajt autori i vrasjes së dy të rinjve në Malësinë e Madhe.