Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore vrasja e ndodhur më 22 nëntor të vitit 2015, në qytetin e Fierit.
Policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së 82 vjeçarit Nokë Likometaj, i cili u godit me mjete të forta prerëse deri sa humbi jetën.
Nga policia u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, e cila ka vendosur masën “Arrest në burg” për autorin Skënder Krasniqi, 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur më 23 nëntor të vitit 2015, kur u gjet trupi i 28-vjeçarit i mbështjellë me çarçaf pranë banesës së tij në Fier, jashtë një koshi plehrash.
Skënder Krasniqi ka qenë fqinji i tij dhe mendohet se motivi i vrasjes ka qenë ngacmimi që i moshuari i ka bërë nënës së autorit.
Nëna e Krasniqit nuk e ka pranuar diçka të tillë dhe ka thënë në polici se djali i tij nuk e ka kryer këtë vrasje. Por, policia arriti që të vërtetojë përmes provave ligjore Skënder Krasniqin si autor të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.