MENU
klinika

Detajet

Vrau dy kushërinjtë, Policia zbulon vendndodhjen e Danjel Pepaj

13.10.2020 - 09:22

Danjel Pepaj, 25 vjeç është lokalizuar nga Policia e Shtetit në zonën e Podgoricës, ku dyshohet se ka shkuar menjëherë sapo vrau dy kushërinjtë në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe.

Sipas hetuesve, Danjel Pepaj është i armatosur ndaj ata po negociojnë që ai të dorëzohet dhe të dalë para togave të zeza për t’u përballur me akuzën e vrasjes së Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj. Dyshimet në këtë pistë përforcohen pasi arma me të cilën Danjeli vrau dy kushërinjtë nuk është gjetur ende.

Gjithashtu, nga ana e Policisë së Shkodrës po ngeociohet edhe me familjarët e 25 vjeçarit në mënyrë që ai të dorëzohet.

Kujtojmë se Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj janë qëlluar me breshëri plumbash nga i dyshuari Daniel Pepaj. Mendohet se e gjitha ka nisur pasi dy viktimat kanë rrahur Danielin sepse dyshonin se u kishte vjedhur hashashin nga parcelat. Ky i fundit, në shenjë hakmarrje, pak ditë më pas i thënë Vilsonit dhe Klementit, të dy të afërm të tij, se do i çonte në vendin ku kishte fshehur hashashin e vjedhur.

Kur kanë arritur në pyjet e fshatit Vrith të Malësisë së Madhe, Daniel Pepaj ka qëlluar për vdekje Vilson Çutajn dhe Klement Pepajn dhe dyshohet se menjëherë është arratisur drejt Podgoricës.