MENU
klinika

Fansat presin projekte të reja...

Ylli Limani në Tiranë, ç’po kurdis këngëtari?

24.10.2020 - 11:52

Yll Limani diçka po kurdis, por na duhet të presim edhe pak për ta mësuar.

Autori i hitit “Najher” ndodhet në Tiranë ku ka postuar disa foto të shoqëruara me mbishkrime, që na bëjnë të mendojmë se ndoshta po sjell ndonjë këngë të re.

Në njërën prej tyre ai ka shkruar ” Kush t’ka thënë se m’njeh t’ka rrejt”, kurse në tjetrën “Kon ki me thirr, kur je n’majë të botës dhe apet nuk nihesh mirë”.

 

Rreth një muaj më parë, Yll Limani publikoi “Buzët e kuqe”, frymëzuar nga trendi më i ri botëror: rikthimi i periudhës së viteve ’80.

Vetë Ylli e ka cilësuar këtë  si ‘rrezik’ duke shtuar se është në moshën e duhur për eksperimente artistike dhe na vërtetoi se bëri shumë mirë që rrezikoi.

Ndërkohë, së fundmi ai na ka paralajmëruar për një këngë të re që do publikojnë së bashku me The Cricket.

Ylli ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shihet teksa udhëton me makinë ndërkohë në sfond dëgjohet bashkëpunimi i tyre.

Aq sa dëgjohet në video projekti do jetë në anglisht dhe është një këngë tipike vjeshte. (KLIKO)

Risjellim në kujtesë se ata kanë publikuar edhe dy këngë të tjera më parë të këtij stili të titulluara “Autumn leaves” dhe “Friday night”.