Pas thirrjes së Këshillit të Lartë Gjyqësor për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese, ka reaguar ambasadorja amerikane, Yuri Kim.
Në një postim në facebook, Kim thotë se shpreson që gjyqtarët t’i përgjigjën thirrjes së detyrës, duke shtuar se Shqipëria ka nevojë për ta.
Postimi i plotë:
Shumë mirë që KLGJ-ja (pas KLP-së) po vepron për të mbështetur sigurinë e karrierës për gjykatësit që kanë kaluar vetingun të cilët do aplikojnë në dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Ne shpresojmë se kjo do të nxisë më shumë gjykatës që t’i përgjigjen thirrjes së detyrës. Shqipëria ka nevojë për ju!
Këshilli i Lartë Gjyqësor sot në një deklaratë për mediat i bëri thirrje gjyqtarëve, që përmbushin kriteret formale ligjore dhe që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit kalimtar duke u konfirmuar në detyrë, të kandidojnë për pozicionet e lira për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.