MENU
klinika

Bën bashkë shqiptarët në Amerikë

Zgjedhjet në SHBA/ Bleona Qereti mbështet Trump!

30.10.2020 - 12:13

Artistja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, e cila prej vitesh vazhdon karrierën në Amerikë ka treguar me një video të publikuar në llogarinë e saj se këtë vit mbështet fushatën elektorale të presidentit aktual të shteteve të bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Bleona i ka thërritur të gjithë shqiptarët që jetojnë atje në një takim në Michigan, duke treguar dhe datën e cila do i bëjë bashkë në mbështetje të Trump.

Madje këngëtarja e njohur shqiptare, është takuar me ndërmjetësuesin special për Kosovën dhe Serbinë nga Administrata Trump, Richard Grenell.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi nga takimi me Grenell në Instagram, të cilën e ka realizuar gjatë fushatës presidenciale të Trumpit për zgjedhjet e 3 nëntorit.

“Me vetë superyllin”, ka shkruar Qereti, bashkangjitur fotos që ndau me ndjekësit e saj në Instagram.

Pas Trump, Bleona Qereti takon Richard Grenell: Me vetë superyllin...(FOTO)  - Lifestyle

Bleona ka shprehur haptas mbështetjen e saj për presidentin aktual Donald Trump.

Kujtojmë se ajo do të performojë live më 31 tetor në Sallën e Qendrës Kulturore “Nënë Tereza” në Southfield MI, në një festë të organizuar nga shqiptarët që jetojnë në SHBA dhe përkrahin Trumpin për president.

Nga ana tjetër Grenell, përmes një statusi në Twitter u shpreh se përfaqësuesit e bizneseve dhe liderëve religjioz ia kanë bërë të qartë se shqiptaro-amerikanët do e votojnë kandidatin republikan, Donald Trump.

Kujtojmë se javët e fundit të gjithë personazhet e njohur të ‘hollywood’ kanë bërë thirrje të ndryshme ndaj popullit amerikan duke i ftuar ata të votojnë për të zgjedhur presidentin e ri në Amerikë