Votuesit amerikanë do të përballen me një zgjedhjen përfundimtare për presidentin e ri të SHBA-së më 3 nëntor. Ndërsa gara po zhvillohet midis republikanit në detyrë, Donald Trump dhe demokratit, Joe Biden.
Më poshtë është një vështrim rreth asaj se çfarë përfaqësojnë ata dhe një ballafaqim të politikave të tyre në tetë çështje kryesore.
Koronavirusi
Presidenti Trump ngriti një task forcë për koronavirusin në fund të janarit që sipas atij tani ka zhvendosur fokusin e saj te “siguria dhe hapja e vendit tonë”.
Presidenti gjithashtu po i jep përparësi zhvillimit të shpejtë të trajtimeve dhe vaksinave të koronavirusit, duke investuarr 10 miliardë dollarë në këtë çështje.
Biden dëshiron të krijojë një program kombëtar për gjurmimin e kontakteve, të krijojë të paktën 10 qendra testimi në çdo shtet dhe të sigurojë testimin falas kundër koronavirusit për të gjithë.
Klima
Presidenti Trump është dyshues për çështjen e ndryshimit të klimës dhe dëshiron të zgjerojë energjinë e përtëritshme. Ai synon të rrisë shpimet për naftë dhe gaz.
Ai është zotuar të tërhiqet nga Marrëveshja Klimatike e Parisit, marrëveshja ndërkombëtare për trajtimin e ndryshimit të klimës, të cilën SH.B.A. do ta lërë zyrtarisht më vonë këtë vit.
Biden thotë se do të ribashkohet menjëherë me marrëveshjen e Parisit për klimën nëse zgjidhet.
Ai dëshiron që SH.B.A. të arrijë emetimet neto zero deri në vitin 2050 dhe propozon ndalimin e ndërhyrjeve të reja për shpimet e naftës dhe gazit në tokat publike, si dhe një investim prej 2 tn$ për energjinë e gjelbër.
Ekonomia
Presidenti Trump është zotuar të krijojë 10 milion vende pune në 10 muaj dhe të krijojë një milion biznese të reja të vogla.
Ai dëshiron të ulë taksat dhe t’u sigurojë kompanive kredi tatimore për t’i stimuluar ato për të vijuar punë në SH.B.A.
Biden dëshiron të rrisë taksat për ata që fitojnë shumë për të paguar për investime në shërbimet publike, por thotë se rritja do të ndikojë vetëm tek ata që fitojnë mbi 400,000 dollarë në vit.
Ai mbështet ngritjen e pagës minimale në 15 dollarë në orë nga norma aktuale prej 7,25 dollarë.
Shëndetësia
Presidenti Trump dëshiron të shfuqizojë Aktin e Kujdesit të Përballueshëm (ACA) të miratuar nën Presidentin Obama, i cili rriti rregulloren e qeverisë federale të sistemit privat të sigurimeve shëndetësore. Ai thotë se dëshiron ta përmirësojë dhe zëvendësojë atë, megjithëse asnjë detaj i planit nuk është botuar.
Presidenti synon gjithashtu të ulë çmimet e barnave duke lejuar importin e më të lirave nga jashtë. Biden dëshiron të mbrojë dhe zgjerojë ACA-n.
Ai dëshiron të ulë moshën e pranueshmërisë për kujdes mjekësor, politika e cila siguron përfitime mjekësore për të moshuarit, nga 65 në 60. Ai gjithashtu dëshiron t’u japë të gjithë amerikanëve mundësinë për t’u regjistruar në një plan të sigurimit shëndetësor publik të ngjashëm me Medicare.
Politika e Jashtme
Presidenti Trump ka përsëritur premtimin e tij për të ulur nivelet e trupave amerikane jashtë shtetit, ndërsa vazhdon të investojë në ushtri.
Presidenti thotë se ai do të vazhdojë të sfidojë aleancat ndërkombëtare dhe të mbajë tarifat tregtare për Kinën.
Biden ka premtuar të rregullojë marrëdhëniet me aleatët e SHBA-së.
Ai thotë se do të shfuqizonte tarifat e njëanshme për Kinën dhe në vend të kësaj do t’i konsideronte ata përgjegjës me një koalicion ndërkombëtar që Kina “nuk ka mundësi ta injorojë”.
Racizmi dhe policia
Presidenti Trump thotë se nuk beson se racizmi është një problem sistemik brenda forcave të policisë amerikane.
Ai e ka pozicionuar veten si një mbrojtës i vendosur i zbatimit të ligjit.
Biden e sheh racizmin si një problem sistemik dhe ka përcaktuar politika për të adresuar pabarazitë racore në sistemin e drejtësisë.
Ai ka hedhur poshtë thirrjet për të paguar më shumë policinë, duke thënë se burimet shtesë duhet të lidhen me ruajtjen e standardeve të duhura.
Armët
Presidenti Trump ka një interpretim të gjerë të mbrojtjes së ndryshimit të dytë të kushtetutës amerikane duke u dhënë amerikanëve të drejtën për të mbajtur armë.
Ai propozoi shtrëngimin e kontrolleve mbi blerësit e armëve pas një vargu të shtënash masive në 2019, por asgjë nuk doli nga plani dhe asnjë legjislacion i mëtejshëm nuk është paraqitur.
Biden ka propozuar ndalimin e armëve sulmuese, kufizimin e numrit të armëve që një person mund të blejë në një në muaj, dhe do bëjë më të lehtë paditjen e prodhuesve dhe shitësve neglizhentë të armëve.
Ai gjithashtu do të financonte më shumë kërkime në parandalimin e dhunës me armë.
Gjykata e Lartë
Presidenti Trump thotë se është e drejta e tij kushtetuese të plotësojë vendin e lirë në gjykatë gjatë pjesës së mbetur të mandatit të tij të parë në detyrë dhe ka paraqitur gjykatësen konservatore, Amy Coney Barrett.
Biden dëshiron që vendi i lirë të plotësohet pasi presidenti tjetër të hyjë në detyrë.
Ai thotë se nëse zgjidhet, ai do të punojë për të miratuar legjislacionin për të garantuar të drejtën e një gruaje për këtë post nëse Gjykata e Lartë vendos kundër tij.
Përkthyer dhe përshtatur nga: bbc/ F.H, konica.al