04.11.2020 - 12:10
Gjykata e rrethit gjyqësor të Krujës është mbyllur për shkak të infektimit me koronavirus të një gjyqtari në këtë institucion.
Sipas informacioneve për mediat, Inspektorati Shëndetësor ka vendosur shiritin pranë kësaj gjykate.
Ambientet pritet që të dezinfektohen. Sipas burimeve, kancelari i kësaj gjykatës së Krujës ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Akoma nuk ka një njoftim zyrtar se si do të vijojë puna për zhvillimin e proceseve gjyqësore.
Kujtojmë se për shkak të koronavirusit, janë mbyllur disa gjykata në vend duke ndërprerë edhe procesin e punës për seancat gjyqësore.